Lajme

nga Xhamia e Regensdorfi

19 mar
In: Ativitete
Views: 0
19 mar 2019

Seminari i shtatë me rradh në Xhaminë e Regensdorfit

Xhamia e Regensdorfit (Zvicër) ditën e diel, 17.03.2019, organizoi Seminarin e shtatë tradicioal me të rinj. Seminari u mbajtë në hapësirat e xhamisë së Regensdorfit, ku pjesëmarrës ishin mbi 60 të rinj dhe të reja nga xhamia e Regensdorfit, si dhe disa të rinj nga xhamia e Affoltern am Albis. Pritja u bë me croissant dhe kafe e pije që nga ora 09:30 e mëngjesit. Seminari filloi nga ora 10:00. Seminarin e hapi dhe moderoi imami i xhamisë së Regensdorfit mr.Ferit ef. Zeqiri, ku pas falenderimit të Allahut xh.sh. dhe salevateve mbi Muhamedin a.s. përshëndeti të pranishmit. Në emër të kryesisë së xhamisë falenderoi musafirin, të pranishmit si dhe të gjithë ata që ndihmuan në organizimin dhe realizimin e seminarit.        Tema e cila u trajtua në këtë seminar ishte: “Islami nga teoria në praktikë”, nga teologu i shkencave islame prof. Vladimir Kera nga Shqipëria. Tema u trajtua në dy sesione.         Sesioni i parë: “Islami si teori”, ku prof. Kera ndër të tjerat trajtoi konceptet: Islami është Hyjnor në burim dhe metodë, islami është Universal në përfshirje, islami është Mesatar (i ekuilibruar) në qasje dhe islami është Fleksibël në praktikë. Pas një pauze prej një çerek ore, prof. Kera mbajti ligjëratën e tij të dytë me titull: “Besimi si praktikë”. Me këtë rast ai foli për kalimin e fesë nga teoria në praktikë, dallimi ndërmjet besimit dhe akides si dhe besimi si informacion, mendim, bindje dhe veprim. Përgatitja dhe trajtimit profesional i ligjëruesit padyshim se shtoi në masë të konsiderueshme interesimin e të pranishmëve, gjë që u reflektua si gjatë ligjëratave, gjatë pyetjeve, po ashtu edhe më pas në takimet e kohës së lirë. Pas faljes së namazit të drekës në mënyrë të përbashkët, për të gjithë pjesëmarrësit xhamia e Regensdorfit shtroi një drekë modeste.Këtij aktiviteti i parapriu ligjërata e një dite më parë, pra, që u mbajtë ditën e shtunë 16.03.2019, pas faljes së namazit të jacisë nga musafiri shumë i respektuar prof. Vladimir Kera